Punonjës minorenë dhe muzikë pas orës policore, gjobitet pronari i lokalit në Tiranë

Shqipëria

Punonjës minorenë dhe muzikë pas orës policore, gjobitet pronari i lokalit në Tiranë

Më: 2 janar 2022 Në ora: 16:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Pronari i një lokali në Tiranë është proceduar penalisht nga policia, pasi vijonte aktivitetin me muzikë në biznesin e tij pas orarit të përcaktuar.

Nën hetim është vënë Sh.S., 47 vjeç. Gjatë kontrollit në lokalin e tij, blutë e Tiranës kanë konstatuar dy minorenë që punonin pa kontratë punësimi.

Policia vendosi gjobë 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Sakaq, janë gjobitur dhe proceduar penalisht 8 qytetarë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” pasi në kundërshtim me orarin e përcaktuar, u konstatuan në këtë lokal duke krijuar zhurma shqetësuese për banorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat