Ditëve me diell u vjen fundi? Parashikimi i motit për ditët e para të janarit

Shqipëria

Ditëve me diell u vjen fundi? Parashikimi i motit për ditët e para të janarit

Më: 2 janar 2022 Në ora: 19:10
Ilustrim

Moti në ditët e para të janarit do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme.

Këto masa do të sjellin mot me diell e vranësira kalimtare të përqëndruara në lindje.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, paqëndrueshmëria e motit do të rikthehet ditën e martë, kur parashikohet dendësim i vranësirave si dhe reshje të dobëta në veri e qendër të vendit.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut dhe prej së hënës do të kthehet nga kuadrati i jugut mesatare, e hera-herës e vrullshme në bregdet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat