Nuk kanë të ndalur aksidentet sot/ Policia: 3 makina përplasen në aksin Durrës- Tiranë, plagoset 1 shtetase

Shqipëria

Nuk kanë të ndalur aksidentet sot/ Policia: 3 makina përplasen në aksin Durrës- Tiranë, plagoset 1 shtetase

Më: 2 janar 2022 Në ora: 20:04
Foto aksidenti

Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin rrugor Durrës- Tiranë.

Policia njofton se automjeti me drejtues shtetasin B. R., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. P., dhe gjatë përplasjes është përfshirë dhe automjeti me drejtues shtetasin O. S.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja shtetasja H. P., që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi R. P., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat