‘Sot vetëm 1500 testime ’, Vasili: Papërgjegjshmëri, pandemia në mëshirë të fatit dhe propagandës

Shqipëria

‘Sot vetëm 1500 testime ’, Vasili: Papërgjegjshmëri, pandemia në mëshirë të fatit dhe propagandës

Më: 2 janar 2022 Në ora: 20:56
Petrit Vasili

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje situatën e menaxhimit të pandemisë së Covid-19 në vend. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili thekson se është një papërgjegjshmëri e rëndë që sot janë kryer vetëm 1150 testime për Covid-19.

Postimi i plote:

Pandemia ne meshire te fatit dhe te propagandes!

Sot ne Shqiperi jane bere vetem 1150 testime ne dite per Covid.

Kjo eshte papergjegjshmeri e rende.

Kjo eshte te fshehesh te verteten, te fshehesh realitetin.

Ne vend ti shumefishojne testimet sic situata e kerkon keta i pakesojne ne menyre skandaloze.

Ndjekja e situates kaq te veshtire me Covidin nuk ka feste sepse diskutohet jeta e njerezve.

Europa eshte ne alert per shkak te Omikronit dhe rastet jane shtuar ne menyre shume kritike.

Kjo do thote, qe qeveria i ka lene qytetaret totalisht ne meshire te fatit.

Kjo do te thote qe gjithshka qeveria flet eshte vetem propagande dhe nuk merr asnje pergjegjesi mbi vete.

Boll me me vjersha propagandistike bolshevike dhe suksese imagjinare se njerezit po sakatohen edhe nga ana shendetesore edhe nga ajo ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat