Protesta dhe ultimatumi për Bashën, Alibeaj: Klithma të zbehta të një agonie politike

Shqipëria

Protesta dhe ultimatumi për Bashën, Alibeaj: Klithma të zbehta të një agonie politike

Më: 2 janar 2022 Në ora: 21:22
Enkelejd Alibeaj

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, u shpreh se objektivi kryesor i PD është përballja me regjimin e Edi Ramës.

Përsa i përket datës 5 ku Komisoni i Rithemelimit i ka kërkuar Lulzim Bashës të lërë zyrën dhe datës 8 kur do të zhvillohet protesta, Alibeaj në një intervistë për RTV Ora me gazetarin Everest Dedaj, i ka konsideruar si klithma të zbehta të një agonie politike.

Enkelejd Alibeaj: Objektivi kryesor i PD është luftë pa asnjë lloj dyzimi në misionin politik që është përballja me regjimin. Ju keni interes për atë se çfarë është thënë me datë 5 apo me datë 8, besoj se janë vetëm klithma të zbehta të një agonie politike të një qasje politike, e cila s’paku në mënyrë institucionale me datë 18 dhjetor në Kuvendin e 18 dhjetorit kanë marrë fund.

Askush nuk do ta marrë guximin e plotë të thotë se janë eksploruar rrugët politike për të kaluar tashmë në rrugët parapolitike siç  pretendohet më 5 dhe 8.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat