Taulant Balla paralajmëron ndryshimin e madh, tregon “ilaçin” kundër korrupsionit

Shqipëria

Taulant Balla paralajmëron ndryshimin e madh, tregon “ilaçin” kundër korrupsionit

Më: 3 janar 2022 Në ora: 00:23
Taulant Balla

Rindërtimi, infrastruktura dhe përmirësimi i shërbimeve të qytetarëve do të jenë në fokus të qeverisë për 2022-in sipas Taulant Ballës. Ai rendit objektivat politike të socialistëve.

“Përmbyllja me kaq shpejtësi e rindërtimit është një prej arritjeve dhe përgjegjësive ende në vijim, se ka ende familje që po presin. Projektet e infrastrukturës në vazhdim janë sfidë e madhe për qeverisjen tonë”, thotë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste për A2.

Balla flet dhe për procesin e digjitalizimit, që sipas tij, është ilaç në luftën kundër korrupsionit dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

“Shmangia e kontaktit midis zyrtarit dhe qytetarit është i vetmi ilaç për të shëruar plagën e korrupsionit, mandati i tretë do të bëj diferencë për sa i përket shërbimeve ndaj qytetareve”, vijon ai.

Ndryshime gjatë 2022-shit priten edhe në kodin zgjedhor, për të cilin Balla, tregon dhe sugjerimet e tij.

Për Ballën, “hapja e listave ishte një moment historik, sepse qytetarët kishim mundësi të votonin edhe kandidatin, dhe mendoj se ky ka qenë një hap i madh që duhet përmirësuar por jo zmbrapsur”.

Ngritja e një komisioni të ri për reformën zgjedhore është dakordësuar parimisht nga të dyja palët, ndërsa pritet që të formohet gjatë sesionit të ri parlamentar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat