Seks, drogë dhe video hot. Ja ku është kapur ministrja e Financave që detyrohet të firmosë çfarë do shefi

Shqipëria

Seks, drogë dhe video hot. Ja ku është kapur ministrja e Financave që detyrohet të firmosë çfarë do shefi

Më: 3 janar 2022 Në ora: 13:56
Delina Ibrahimaj

Ka ca arsye që shteti shqiptar është katandisur në pikë të hallit. Jo rastësisht Edi Rama qeveris me ata që ka përreth vetes dhe jo rastësisht skandalet e kësaj qeverie nuk kanë fund e Shqipëria ka marrë tatëpjetën.

Si sot katër muaj më parë shumëkush u çudit me përzgjedhjen e emrit të Ministrit të Financave, një vajzë e re, pa pikë kontributi në financën e lartë apo në politikë.

Delina Ibrahimaj u duk sikur doli nga hiçi, në një kohë kur Shqipëria dhe Partia Socialiste që ka pushtetin, kishte plot emra për të zgjedhur për atë post aq delikat e të rëndësishëm.  

Por jo, u zgjodh Delina Ibrahimaj, tymi i të cilës doli shumë shpejt. E pazonja për të marrë vendime që përcaktojnë fatin e mirëqenies së shqiptarëve, vajza që drejton Ministrinë e Financave, në fakt është për të qarë hallin.

Sepse Delina është zgjedhur për një arsye aty. Përpara se të niste karrierën e lartë në shtet Delinës i është studiuar CV-ja, jeta që bën, qejfet, hargalisjet, lidhjet erotike, pozicionet e seksit, lloji i mallit që pi e pastaj është vendosur që “vajzën ta marrin në çetën partizane të Rilindjes”.

Me Rilindjen gjërat nuk janë aq të thjeshta.

Nga ana tjetër për t’u bërë ministre, Delinës i është dashur të “punojë” fort. Në fakt nuk është një punë tamam mirëfilli, më shumë është qejf, por le të themi që në punë e sipër Delinës i kanë rrjedhur ca informacione  dhe tani është e “detyruar” të bëjë “de jure” Ministren e Financave.

Ose thënë më troç, Delina firmos se vendimet i merr tjetër kush.

Si ka mundësi të ndodhë kjo, mund të pyesë ndokush?

Epo, për Ministren tonë të Financave ka histori të faktuara skandali. Nga ato me pullë të kuqe. Më e njohura ndër to është shënuar në një nga hotelet e Bllokut me protagonist dashnorin pasionant e të “tërbuar” të Delinës, Alban Çela. Çifti është me nam në rrethet e ngushta që qeverisë, për lojrat me dritë të kuqe seksuale dhe cilësinë e lartë të mallit që përdor.

Të gjithë kanë pikat e dobëta apo jo?

Padyshim që po, por këto të Delinës janë pak si me pasoja të rënda. Dhe kur themi këtë, nuk e kemi fjalën vetëm për divorcin dhe familjen e shkatërruar prej veseve të Ministres. Të ishte vetëm kaq, meseleja do të mbyllej tek tragjeditë personale të Delinës.

Puna është që ajo është edhe Ministre e Financave.  Dhe a e dini çfarë do të thotë kjo?

Që faturën e mallit të mirë që pi dhe qejfit nëpër hotelet e Bllokut, Delina i paguan në zyrë. Në këmbim të sekretit, Ministrja jonë e Financave firmos çfarë t’i thonë e çfarë t’i vënë përpara.

Qejfi i shfrenuar dhe veset e Delinës ngopin Bablokun me lojra pushteti.

Keni dëgjuar ndonjëherë për kapjen e individit, ministrit, Kryeministrit etj?

Ja ky është, diku më pak e diku më shumë. Si Delina.  I fut një vizë, diku me dikë dhe e bëjnë ministre të Financave./Pamfleti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat