“Një vit i dobët”, tregtarët në Sarandë: 2021 pa shumë blerës, u rritën çmimet dhe varfëria

Shqipëria

“Një vit i dobët”, tregtarët në Sarandë: 2021 pa shumë blerës, u rritën çmimet dhe varfëria

Më: 3 janar 2022 Në ora: 14:34
Ilustrim

Viti 2021 ka qenë një vit i vështirë sa i përket situatës ekonomike të qytetarëve në Sarandë. Këtë fakt e argumentojnë tregtarët e Sarandës, të cilët shprehen se fuqia blerëse gjatë 2021 ka rënë ndjeshëm ndërsa krahas gjendjes së vështirë ekonomike edhe rritja e çmimeve bëri që qytetarët të jenë më duarshtrënguar për të bërë blerje.

Rënia e ekonomisë familjare gjatë 2021, dhe rritja e çmimeve u refkletua qartë në fuqinë blerëse në Sarandë gjatë vitit që lamë pas.

Një vit shumë i dobët. Kështu e përkufizojnë 2021 tregtarët në tregun e fruta-perimeve në Sarandë.

Përgjatë festave blerësit e produkteve të fshatit munguan.

"Kam produkte fshati të freskëta por nuk ka punë fare. Po prishen."

"Edhe çmime të ngritura, edhe njerëz të varfër."

Tregtarët e arsyetojnë mungesën e shitjeve me goditjen ekonomike që qytetarët kanë marrë nga pandemia. Gjithashtu çmimet patën rritje.

"Nuk kanë lekë të bëjnë blerje, të festojnë si vitet e tjera,."

"Ka pasur rritje të çmimeve. Kur nuk ka njerëz dhe ka varfëri, nuk ka konsum."

Edhe për vetë tregtarët ky fundvit nuk ishte me tryezat plot.

Fundviti reflektoi gjithë vështirësitë e vitit, ndërsa për 2022 nuk kanë pritshmëri të mëdha.

"Shumë dobët, njerëzit nuk kanë lekë, është pandemia."

Krishtlindjet dhe Viti i Ri ndryshe nga vitet e shkuara nuk rritën fuqinë blerëse kundrejt produkteve të konsumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat