Shtohet interesi për vaksinën, më 4 janar me “green pass” në punë

Shqipëria

Shtohet interesi për vaksinën, më 4 janar me “green pass” në punë

Më: 3 janar 2022 Në ora: 14:37
Ilustrim

Nga 4 janari të gjithë punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe qendrave tregëtare duhet të paraqesin pasaportën e vaksinimit, atë të shërimit, ose tampon negative çdo 5 ditë.

Mjekët e familjes në qendrat shëndetësore thonë se interesi është shtuar më shumë gjatë muajit dhjetor.

Vaksinën anticovid kërkojnë ta kryejnë si moshat aktive për punë, kjo e ndikuar edhe nga urdhri i ri, por edhe moshat e treta që janë të interesuar për dozën e tretë anticovid.

Aktualisht  stafi spitalor, ai i shkollave dhe studentët kanë qenë të detyruar të  kryejnë vaksinën, ose do të kishin kufizime.

Megjithëse në shkolla dhe spitale  përfshirja ka qenë e madhe, studentët kanë hezituar  ti nënshtrohen vaksinimit.

Aktualisht janë kryer mbi 2 mln e 400 mijë vaksina anticovid, përfshrë këtu edhe ata që e kanë kryer jashtë Shqipërisë.

Më dozë të parë janë 1 mln e 150, ndërsa mbi 1 mln e 50 janë doza të dyta, në numër të konsiderueshëm janë edhe dozat buster.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat