Publikimi i pagave dhe skandalet që nxorri në shesh/Analiza e akademikut Artan Fuga

Shqipëria

Publikimi i pagave dhe skandalet që nxorri në shesh/Analiza e akademikut Artan Fuga

Më: 4 janar 2022 Në ora: 00:21
Artan Fuga

Akademiku Artan Fuga është në krahun e atyre personave që besojnë se publikimi i pagave i ka bërë shumë mirë shoqërisë.

Padyshim është një shkelje të privatësisë por është e mirë që  shqiptarët panë të vërtetën në shesh.

Nxori në sheh problematikat shumë serioze të shoqërisë, nepotizmin në administratë publike dhe punësimet për qëllime elektorale thotë profesor Fuga në një intervistë dhënë sot në mbrëmje për gazetaren Beti Njuma në edicionin e lajmeve të RTV Ora

Artan Fuga: “Unë shikoj që masa e qytetarëve shqiptarë është e interesuar që e vërteta të dalë, ndërsa në establishmentin shqiptarë, gazetarë, politikë, analistë, media është pozicion I kundërt. Shikoj që ka një ndeshje.

Pa dyshim që ka një shkelje të privatësisë. Por problemi nuk është a shkel privatësinë por kush është më e rëndësishme: Është më mirë që shqiptarët të marrin vesh çfarë bëhet me shpërndarjen e të ardhurave personale të grupeve të mëdha njerëzish apo të ruhet një lloj privatësie shumë e kujdesshme që sigurisht nëse nuk do të dilte, dikush mund të thoshte që nuk patëm asnjë të mirë.

Negativja është se një lloj cenimi privatësisë është bërë por kemi një të mirë të jashtëzakonshme publike që del në shesh. Sepse shikojmë që një nga 4 mekanizmat më të rëndësishëm financiar të këtij vendi, pagat, kemi shpërpjestime dhe problematika shumë serioze si shoqëri.

“2022 do mbyllë shumë çështje të mbetura pezull në 2021” Artan Fuga analizon vitin që sapo hymë

RTV Ora: Databaze flet dhe për pagat mjerane të pjesës dërrmuese dhe një disnivel shumë të madh me një kategori të caktuar personash.

Artan Fuga: Që shqiptarët paguhen me paga mjerane dihet. Nuk ka nevojë që të rrjedhë ky informacion që njerëzit të dijnë se kjo shihet me mëyrën si jetojnë, si shpenzojnë buxhetin e vogël familjar.

Rëndësi për mua ka tjetër gjë. Në rrjetet sociale dhe në informacionin që qarkullon tek njerëzit  dhe, në kundërshtim me atë që u tha se ky informacion do të prishte paqen dhe do sillte beteja, kam thënë që asgjë nuk do sjellë, por do shohim lemerinë e shpërndarjes në formën e pagës

Shikohet nepotizmi, sidomos nepotizmi në administratën publike. Tani është e provuar në mënyrë statistikore dhe faktologjike të punësimeve mbi bazën e lidhjes miqësore, familjare , pra të kësaj natyre.

Konflikti i madh i interesit

Artan Fuga: Në shumë raste vihet re që ai njeri punonjës publik që i është besuar të kontrollojë një agjenci private apo  institucion tjetër, ai paguhet edhe nga ai që duhet të kontrollojë. Ky është konflikt i rëndë interesi në administratën publike.

Ne aty vëmë re që janë shumë-punësimet. Njerëz të ndryshëm që nuk kanë vetëm 1 apo dy punë por shumë-punësime, që do të thotë disiplina e punës, mobilizimi, energjitë që harxhohen janë vetëm një  pjesë sepse pjesa tjetër shkon tek burimet e tjera. Puna në shtet të konsiderohet jo si punë e parë por se punët e tjera janë më të rëndësishme.

Ka një fryrje të jashtëzakonshme e administratës. Sidomos e agjencive publike me lloj-lloj drejtorësh, këshilltarësh.

Ata që u shtuan gjatë fushatës u shtuan me afat për 3- 6 muaj për qëllime elektorale. Që do të thotë për qëllime elektorale e nepotizmi apo për të rregulluar ekuilibra mes elitës politike e administrative  bëhen punësime të cilat fryjnë administratën në atë mënyrë sa nga njëra anë bëhet rezervë elektorale e jashtëzakonshme. E dyta sjell si pasojë në administratë ka zvarritje të jashtëzakonshme dhe ulje të rendimentit në punë të çdo administrator. Burokrati nuk është se nuk bën gjë dhe tund derën, jo ai krijon hallka të tepërta, punë të tepërt në mënyrë që të krijojë funksionin që në mënyrë racionale nuk duhet.

Dyshohet se Vinçens Piroli u qëllua nga mbrapa, në spital e çoi kushëriri dhe u largua në drejtim të paditur 

RTV Ora: Përse nuk reagon shoqëria civile, nuk flet askush por flasin vetëm individë të veçantë sikundër ju

Artan Fuga: I gjithë sekreti është tek ato listat. Pas zgjedhjeve të 25 prillit më rezultonte në anketat që shikoja se kishte 15- 20% e popullsisë të anketuar që para zgjedhjeve të 25 prillit deklaronin që ne jetonim më mirë se më përpara. Në analizat e mija nuk e pashë si një shifër të gabuar sepse mendoja për ato shtresa të popullsisë se pavarësisht se gjendja socio ekonomike e vendit mund të rëndohet, ato për shkaqe të privilegjuara është një shtresë e popullsisë që vazhdon të ketë mbështetje mbi politikë të caktuar.

Përse nuk reagon shoqëria civile. Po shiko një pjesë të madhe të Organizatave jo qeveritare. Shiko të ardhurat. Brenda tyre ka të ardhura që mund të kalojnë 1 herë, 2apo tre herë rrogën e një akademiku, profesori, presidentit apo të deputetit. Janë 10 herë  15 herë më e madhe se një rrogë mesatare e një punonjësi. Shoqëria civile shpesh herë dominohet nga organizata joqeveritare që janë pjesë e sistemit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat