“Omicron” po përhapet me shpejtësi në Shqipëri

Shqipëria

“Omicron” po përhapet me shpejtësi në Shqipëri

Më: 4 janar 2022 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

“Omicron” duket se po shton të infektuarit dhe në Shqipëri. Pas tre javësh rënie të të prekurve me Covid, në fundin e dhjetorit nisi rritja e numrit të tyre.

Nga data 28 e muajit të shkuar  deri më  3 janar  në të gjithë vendin u zbuluan 2800 persona pozitiv.

Për një javë të prekurit aktiv në të gjithë vendin arritën në 6601 vetë.  Mbi 1300 më tepër.

Më shumë të infektuar sipas Ministrisë së Shëndetësisë  u gjetën më  31 dhjetor,  kur nga 4485 testime të kryera 708 persona rezultuan të prekur.

Të shtruarit në spital gjithashtu kanë pësuar rritje.  Aktualisht po trajtohen 12 pacientë më shumë se një javë më parë,  por dy më pak në terapi intensive se fundin e  dhjetorit.

Ndërkohë  në një javë Covid 19 shënoi 21 humbje jete. Numri më I lartë I viktimave u regjistrua më 28 dhe 29 dhjetor.

Muaji I fundit I vitit të shkuar shënoi nivelin më të ulët të humbjeve të jetëve përgjatë katër muajve me  117 viktima.

TË INFEKTUAR AKTIV

28 dhjetor      5262   persona

3 janar      6601   persona

SITUATA NË SPITALE

28 dhjetor    98 të shtruar       17 në terapi intensive

3 janar    110 të shtruar       15 në terapi intensive

HUMBJE JETE

28 dhjetor   6 persona

29 dhjetor    5 persona

30 dhjetor    3 persona

31 dhjetor     2 persona

1 janar     1 person

2 janar     2  persona

3 janar      2  persona

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat