Shpërthen Demalia: Kokaina e bananeve paguan moderatorët e analistët

Shqipëria

Shpërthen Demalia: Kokaina e bananeve paguan moderatorët e analistët

Më: 4 janar 2022 Në ora: 20:21
Ilir Demalia

Analisti Ilir Demalia duke iu referuar trafikut të kokainës përmes bananeve shkruan në Facebook media është pjesëtare e korrupsionit shtetëror dhe trafiqeve.

Demalia shkruan se Bana-King është reklamë në çdo TV me bananen, e cila njëkohësisht bën dhe transportin e kokainës dhe paguan moderatorët dhe analistët.

Ai shton se media është pjesë e korrupsionit shtetëror me krimin e organizuar të trafiqeve dhe pastrimit të parave me ndërtimet dhe paligjshmërinë në grabitjen e pronave publike dhe private.

Demalia: Media pjesëtare e korrupsionit shtetëror dhe trafiqeve. Ja pra pse moderatorë emisionesh dhe analistë kanë pasuritë marramendëse, Bana-King që është reklamë në çdo TV me bananen, e cila njëkohësisht bën dhe transportin e kokainës dhe paguan moderatorët dhe analistët. Tashmë i ka dalë era kësaj punë! Media është pjesë e korrupsionit shtetëror me krimin e organizuar të trafiqeve dhe pastrimit të parave me ndërtimet dhe paligjshmërinë në grabitjen e pronave publike dhe private, si dhe në shkatërrimin urban dhe trashëgimisë kulturore-historike dhe banalitetit artistik dhe estetik të një degradimi shoqëror pa limit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat