Bumçi: Basha nuk është vetvetja, të dorëhiqet dhe të futet në garën për kryetar të PD-së

Shqipëria

Bumçi: Basha nuk është vetvetja, të dorëhiqet dhe të futet në garën për kryetar të PD-së

Më: 4 janar 2022 Në ora: 22:16
Aldo Bumçi

Ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi u shpreh se ka një votim të anëtarësisë për shkarkimin e Bashës ku ka vendosur shumica.

Sipas tij, Basha në mënyrë të qartë nuk është më vetvetja dhe theksoi se duhet të japë dorëheqjen dhe të futet në garë për kreun e PD-së.

BumçiKa një votim të anëtarësisë për shkarkimin e Bashës ku shumica ka vendosur. Një vendim i tillë është treguar në çdo nivel. Askush nuk ka më dyshim nëse foltorja është shumicë apo Basha me mbështetësit e tij, pasi është një raport 90% me 10%. Nuk ka kryetar pa anëtarë. Kur anëtarët nuk e njohin më, ai mund të bëhet kryetar i një fraksioni në PD. Votimi dhe legjitimiteti i kryetarit nuk varet nga vetë kryetari, por nga anëtarësia

Basha në mënyrë të qartë nuk është më vetvetja, nuk është më ai njeri që kemi njohur. Ama kjo nuk është më çështja jonë, deklaratat e tij janë të përgjegjshme sepse ne shoqërohemi nga delegatët dhe anëtarësia e PD-së. Janë ata njerëz që kanë mbushur foltoren dhe stadiumin. Basha është në vetminë e tij. Unë i bëj thirrje që të japë dorëheqjen dhe të shohë se sa mbështetje ka duke u futur në garën për kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat