Murrizi kallëzohet në prokurori, akuzohet se ka fshehur 515 mijë euro

Shqipëria

Murrizi kallëzohet në prokurori, akuzohet se ka fshehur 515 mijë euro

Më: 5 janar 2022 Në ora: 15:07
Myslim Murrizi

Myslim Murrizi, ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe kryetari i Partisë Lëvizja Demokratike e Shqipërisë është kallëzuar në prokurorinë e Tiranës.

Ish-nënkryetari i Kuvendit akuzohet nga Policia e Shtetit se ka fshehur të ardhura financiare duke kryer pastrim të produkteve të veprës penale.

Mylsim Murrizi, sipas policisë ka fshehur të ardhurat duke mos i deklaruar pranë ILDKPI-së. Ish-deputeti i PD-së akuzohet nga policia për dhjetëra transaksione bankare të pajustifikuara që shkojnë në shifrën prej 515 mijë euro.

Ish-deputeti Murrizi, këto veprime i ka bërë me kompaninë “Murrizi 2009” dhe me individë të ndryshëm. Koha e transaksioneve që policia ka verifikuar si të pajustifikuara daton qysh prej vitit 2010 e në vijim.

Mësohet se nga informacioni policor i është dërguar prokurorisë së Tiranës për të kryer hetime të mëtejshme.

Sipas policisë, Murrizi është dënuar në 14 shtator 2006 me 3 vite burgim për akuzën e mitmarrjes, dënim i cili është konvertuar në shërbim prove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat