Zhvillimet në PD/ Spaho tregon afatin e fundit: Kur largohet Basha nga zyra

Shqipëria

Zhvillimet në PD/ Spaho tregon afatin e fundit: Kur largohet Basha nga zyra

Më: 5 janar 2022 Në ora: 17:07
Edmond Spaho

Zhvillimet në Partinë Demokratike kanë qenë në fokus të diskutimit të anëtarit të Komisionit të Rithemelimit Edmond Spaho.

Në një intervistë televizive, ai u shpreh se demokratët më datë 8 janar do të çojnë në vend vendimet që kanë marrë në Kuvendin e dates 11 dhjetor, pasi e kanë shkarkuar Lulzim Bashën, që u reflektua edhe në mbajtjen e referendumit në datën 18 .

Në 8 janar Spaho shpreh bindjen se Basha do largohet nga selia e PD.

“Më 8 janar do jenë mijëra demokratë, që do vijnë në selinë e PD dhe do çojnë në vend vendimin për ta shkarkuar Bashën. Asnjë përpjekje e Bashës për të mbajtur me forcë selinë e PD nuk ka për të pasur sukses. Më 8 janar Basha do të ikë nga selia dhe ajo seli do jetë e anëtarëve të Partisë Demokratike. Lulzim Basha është peng i narkoshtetit. Çdo skenar i mundshëm i destabilitetit më 8 janar mund të ndodh vetëm nga Rama e pengu i tij, Basha. Basha po bën përpjekje që të mbajë selinë e PD-së me forcë, por se anëtarët e Partisë Demokratike kanë shembur diktaturën e jo më një Bashë, që nuk e ka me vete anëtarësinë e Partisë Demokratike.

Basha ka lidhje interesash me narko-shtetin e Ramës. Basha ka interesa edhe tek Porti i Durrësit. Lulzim Basha kërkohet nga prokurori belg për çështjen e Toyota Yaris, thirret dhe nuk paraqitet. Ju e dini edhe dosjen e Nik Muzinit, ka të hapur dosjet në SHBA. Basha ka ashpërsuar tonet edhe ndaj Berishës, që e ka ndihmuar dhe madje e ka ndihmuar edhe të jetë në krye të PD-së. Sot Lulzim Basha është thjesht deputet i thjeshtë, sepse Kuvendi e ka shkarkuar. Nuk ka skenar, por ka respektim të vullnetit të anëtarësisë së Partisë Demokratike”, deklaroi Spaho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat