Berisha: Kapuçone të zi me maska heqin stemën e FRPD me urdhër të peng Bashës!

Shqipëria

Berisha: Kapuçone të zi me maska heqin stemën e FRPD me urdhër të peng Bashës!

Më: 5 janar 2022 Në ora: 23:37
Pamje nga videoja

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj heqjes së stemës së FRPD-së nga zyrat e saj pranë selisë së PD-së, nga persona me kapuçë të zinj, njësoj si talebanët me kupuçë që kryenin krime horror.

Berisha bën përgjegjës direkt peng Bashën, duke e quajtur një akt të pashembullt dhe turp të tij.

‘Kapuçone të zi me maska heqin fshehtas stemën e FRPD nga dera e zyrave të tij!

Akt i pashembullt i peng Bashës! Turp!’, shkruan Berisha në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat