Arrestohet pronarja e agjencisë së udhëtimit, falsifikonte testet e COVID me “vulën” e një klinike

Shqipëria

Arrestohet pronarja e agjencisë së udhëtimit, falsifikonte testet e COVID me “vulën” e një klinike

Më: 6 janar 2022 Në ora: 09:11
Fo

Falsifikimi i testeve të COVID dhe i pasaportave të vaksinimit është kthyer në një problem shqetësues në vendin tonë, në një kohë që sa vijnë dhe shtohen kategoritë pbr të cilat vaksina bëhet me detyrim.

Pronarja e një agjencie udhëtimi në Durrës është arrestuar për falsifikim të testeve të Covid-19, në emër të një klinike në Tiranë.

Njoftimi

Durrës- Finalizohet operacioni “Testet”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve.

Vihet në pranga pronarja e një agjencie udhëtimi, për falsifikim të testeve të Covid-19, në emër të një klinike në Tiranë.

Procedohen penalisht dhe dy shtetas të tjerë, të cilët u kapën në tentativë për të kaluar kufirin me teste të Covid-19, të falsifikuara nga pronarja e kompanisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, si dhe të monitorimit të zbatimit të masave anticovid, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë në rrugë operative, për një kompani udhëtimi që falsifikonte testet e Covid-19, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Testet”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasja A. R., 56 vjeçe, banuese në Durrës, pronare e një agjencie udhëtimi, e cila falsifikonte testet e Covid-19, në emër të një klinike në Tiranë.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit, në bashkëpunim edhe me Policinë Kufitare në Portin e Durrësit, u kapën dhe u proceduan penalisht dy shtetas, të cilët tentuan të kalonin kufirin për në Itali, me teste të falsifikuara nga pronarja e agjencisë së udhëtimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat