Të rinjtë e FRPD-së përballë bravave të Bashës/ Këlliçi: Shihemi me 8 Janar

Shqipëria

Të rinjtë e FRPD-së përballë bravave të Bashës/ Këlliçi: Shihemi me 8 Janar

Më: 6 janar 2022 Në ora: 14:45
Belind Këlliçi

Kreu i Komisionit për Rimethemelimin e PD-së, Belind Këlliçi ka komentuar situatën kur të rinjtë e FRPD-së nuk u lejuan të hynin brenda në selinë blu.

Sipas Këlliçit, të rinjtë e të rejat e FRPD janë e ardhmja e PD, jo bravat e mbyllura.

“Zyrat mund të zhvishen nga adezivët dhe logoja mund të hiqet përkohësisht, ndërsa ju deputeti Basha jeni i zhveshur nga petku i kryetarit, dhe kjo është e pakthyeshme.

FRPD është produkt i një gare të hapur, jo i një brave të kyçur në një mendje të mbyllur.

Shihemi më 8 janar ora 12:00”, shkruan Këlliçi ën rrjete sociale

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat