Hajdari: Qeveria ka dështuar me borxhin publik, e rrit si i do qejfi, disa koncesione për ndjekje penale

Shqipëria

Hajdari: Qeveria ka dështuar me borxhin publik, e rrit si i do qejfi, disa koncesione për ndjekje penale

Më: 6 janar 2022 Në ora: 21:54
Shkëlqim Hajdari

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari u shpreh se qeveria ka dështuar me borxhin publik, pasi e rrit si e do qejfi.

Sipas tij, borxhi publik nuk duhet t’i lihet në dorë vlerësimit të qeverisë, duhet të ketë miratim me më shumë se 71 vota.

Hajdari: Kemi dështuar me borxhin publik. Qeveria e rrit si e do qejfi. Shqipëria ka ekzistuar edhe para këtyre politikanëve, kujt i duhen punët publike kur lekët merren borxh. I kemi dhënë shumë shërbime privatit.

Borxhi publik nuk duhet t’i lihet në dorë vlerësimit të qeverisë, duhet të ketë miratim me më shumë se 71 vota. Disa koncesione kanë qenë të suksesshme, por disa janë për ndjekje penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat