Shpërthen bombola e gazit, ballkoni i banesës në flakë

Shqipëria

Shpërthen bombola e gazit, ballkoni i banesës në flakë

Më: 7 janar 2022 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Një bombol gazi ka shpërthyer në katin e pestë të një banese në lagjen “30 Vjetori” në Berat. Shpërthimi i bombolës 3 kilogramëshe ka shkaktuar edhe flakë të mëdha në ballkonin e banesës, që ishte shndërruar në dhomë gatimi. 

Mësohet se në banesë jetonte i moshuari Hysni Gavelli, i cili ka qenë duke gatuar në momenti që bombola ka shpërthyer dhe ballkoni u përfshi nga flakët.

Mbërritja në një kohë rekord e efektivëve të Repartit Zjarrfikës të Beratit ka bërë të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e menjëhershme të zjarrit në ballkonin e banesës, duke mos lejuar përhapjen e tij në dhomat e tjera.

Zjarrfikësit kanë nxjerrë jashtë pa lëndime të moshuarin, që jetonte i vetëm në këtë banesë, pas vdekjen së bashkëshortes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat