Këlliçi: Basha e ka kthyer selinë në turpin e botës

Shqipëria

Këlliçi: Basha e ka kthyer selinë në turpin e botës

Më: 8 janar 2022 Në ora: 00:19
Belind Këlliçi

Deputeti i PD Belind Këlliçi, ka reaguar në lidhje me deklaratën e Lulzim Basha, i cili tha se Sali Berisha do kaos dhe dhune.

Në një intervistë për Ora Neës, me gazetaren Matilda Mcini, Këlliçi tha se e ka kthyer selinë blu në selinë e turpit të botës.

Belind Këlliçi: Sa më shumë bën thirrje që mos të vijnë demokratët aq më shumë shtohet numri i demokratëve që do të marrin pjesë në protestën e ditës së nesërme. Nëse Basha për 8 vite nuk paska marrë vendimet vet, ky është faji i tij. Nuk është problem i asnjë demokrati që sot mbështet pikërisht lëvizjen ‘Foltorja’ si i vetmi instrument që mund të sjell ndryshime në PD. Nuk di në asnjë vend të Evropës, në asnjë vend të lindjes të ketë një forcë politike që në selinë e saj të kaloj derë pas dere të blinduar për të shkuar në një derë të  blinduar që të mos shkosh dot te zyra e kryetarit të Partisë. Basha e ka kthyer selinë në turpin e botës. Dyert e blinduara do hiqen.

Ai thotë se demokratët ditën e nesërme do të kthehen në shtëpinë e tyre, ndërsa shton se provokimet për të nxitur dhunë janë të kota. Sipas Këlliçit, në protestën që do të zhvillohet ditën e nesërme nuk do të ketë trazira.

Belind Këlliçi: Nesër do shkohet në seli. Nuk do të ketë trazira. Demokratët nesër do të shkojnë në shtëpinë e vet. Përkundër të gjithë provokimeve, tentativa për të nxitur dhunë, dhe për të fituar nga ky inskenim. Nesër do jem në krye të asaj proteste së bashku me  demokratët e thjesht. Personat me precedent kriminal, halabakët, mercenarët të paguar me armë në brez, i mbajnë sot brenda PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat