Incidenti në protestën e PD, ambasadorja Kim: SHBA e shqetësuar për përdorimin e forcës, u bëj thirrje organizatorëve…

Shqipëria

Incidenti në protestën e PD, ambasadorja Kim: SHBA e shqetësuar për përdorimin e forcës, u bëj thirrje organizatorëve…

Më: 8 janar 2022 Në ora: 12:26
Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në vend ka reagur për protestën që është duke u zhviklluar ditën e sotme përopara selisë së PD.

Në Twitter Kim shkruan: Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës.

Protesta është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili e kishte paralajmëruar këtë disa ditë më parë.
Teksa një numëri i shumtë i protestuesve demokratë janë mbledhur përpara selisë blu ata kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga zyra e tij.
Nga ana tjetër Basha së bashku me nënkryetarët dhe anëtarë të tjerë ndodhet në seli ku është duke zhvilluar një mbledhje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat