"Nga sot Lulzim Basha vetëm një ushtar i Ramës", Këlliçi: Nuk ndalemi deri në çlirimin e PD-së

Shqipëria

"Nga sot Lulzim Basha vetëm një ushtar i Ramës", Këlliçi: Nuk ndalemi deri në çlirimin e PD-së

Më: 8 janar 2022 Në ora: 17:06
Belind Këlliçi

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, në një prononcim nga spitali i Traumës deklaroi se ngjarjet e sotme para selisë së PD provuan se Lulzim Basha është vetëm një ushtar i Ramës.

Këlliçi: Sot ka rënë maska, pakti Rama-Basha është më i fortë se kurrë. Nga dita e sotme Lulzim Basha është vetëm një ushtar i Edi Ramës. Nga sot Edi Rama edhe zyrtarisht administron edhe selinë e PD, fatkeqësi dhe rast i paprecedent. Lulzim Basha refuzon të përballet me votën. Është një çmenduri.

Ai shtoi se presioni i pushtetit nuk do të stepë demokratët dhe se do të vijojnë aksionin deri në çlirimin e PD.

Këlliçi: Kot e kanë, ne aty do të jemi. Do vazhdojmë aksionin deri në çlirimin përfundimtar të PD.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat