Bejko rrëfen incidentin me protestuesit e Berishës: Ishin të egërsuar, shpëtova pa ndonjë thikë

Shqipëria

Bejko rrëfen incidentin me protestuesit e Berishës: Ishin të egërsuar, shpëtova pa ndonjë thikë

Më: 8 janar 2022 Në ora: 17:57
Roland Bejko

Incidenti i parë që ndodhi protestën e sotme në Partinë Demokratike, ishte kur protestuesit kërkonin largimin e deputetit Roland Bejko nga selia.

Ai u përplas fizikisht me protestuesit mëngjesin e sotëm dhe e konsideroi të papranueshme një situatë të tillë.

Në një intervistë për News24 ditën e sotme, Bejko tha se fajin e ka Sali Berisha, i cili sipas tij i ka bërë lavazh truri mbështetësve.

“Faji te Berisha, u ka bërë lavash truri mbështetësve. Berisha ka planifikuar marrjen e PD me çdo kusht. Më vinin shkelma e grushta, nuk shikoja asgjë. Ishin të egërsuar, shpëtova pa ndonjë thikë,” tha Bejko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat