Fatbardhësisht, nuk ndodhi asnjë vrasje

Shqipëria

Fatbardhësisht, nuk ndodhi asnjë vrasje

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 8 janar 2022 Në ora: 21:17
Pamje nga protesta e PD

Pa dyshim se është kumt i madh i ditës për mediat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ndonëse pati përleshje të përkrahësve të Sali Berishës me Policinë para selisë së Partisë Demokratike, të shtunën në Tiranë,fatbardhësisht nuk pati humbje jete të asnjë pjesëmarrësi në protestën paqësore. Dhunë po, disa të lënduar po, gaz lotësjellës po, por për fat të mirë nuk pati gjakderdhje, pos dëmeve materiale. Kjo është me rëndësi.

Jam dhe duhet të jemi të gjithë të lumtur, andej dhe këndej kufirit që nuk ndodhi ajo më e keqja. Pra, nuk ndodhi asnjë vrasje, ashtu siç pati paralajmëruar ditë më parë deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho se “mund të vritet një deputet i PD-së”

Dhe, pas ngjarjeve të sotme para dhe brenda selisë së PD-së, në krye të kësaj partie nuk meriton të jetë as Lulzim Basha dhe as Sali Berisha.

Por, shkuarja në zgjedhje dhe i treti mund të jetë i vërteti. Kaq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat