Protesta në PD, Alibeaj: Kapitull i ri në partinë e çliruar nga hijet e të shkuarës

Shqipëria

Protesta në PD, Alibeaj: Kapitull i ri në partinë e çliruar nga hijet e të shkuarës

Më: 8 janar 2022 Në ora: 21:29
Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj

Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj ka postuar pamje të protestës së kësaj të shtune të thirrur nga Sali Berisha.

Sipas tij, ky sulm i turpshëm do të mbahet mend si dita e fundit e Berishës në politikë dhe si fillimi i një kapitulli të ri për Partinë Demokratike, të çliruar nga hijet e të shkuarës, nga dhuna dhe mentaliteti komunist!

“Demokratët, shqiptarët dhe bota mbarë e pa se si Sali Berisha orkestroi dhe udhëhoqi një sulm kriminal mbi Partinë Demokratike për ta shndërruar atë në një bunker për hallin e tij personal.

Ky sulm i turpshëm do të mbahet mend si dita e tij e fundit në politikë dhe si fillimi i një kapitulli të ri për Partinë Demokratike, të çliruar nga hijet e të shkuarës, nga dhuna dhe mentaliteti komunist!”, shkruan Alibeaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat