“Doli sot dhe nxori veten hero, me kë tallet ky?”, Evi Kokalari i del kundër deputetit demokrat

Shqipëria

“Doli sot dhe nxori veten hero, me kë tallet ky?”, Evi Kokalari i del kundër deputetit demokrat

Më: 9 janar 2022 Në ora: 07:12
Evi Kokalari

Aktivistja shqiptare në SHBA, Evi Koklari, ka sulmuar deputetin demokrat Tomorr Alizoti, pasi ky i fundit deklaroi se Basha dhe Berisha janë të dy fajtorë për gjendjen në të cilën ndodhet PD sot.

Ajo thotë se dalja e Tomorr Alizotit në skenë është e planifikuar, teksa pyet se përse Alizoti nuk doli të fliste javën e fundit kur u pa që PD po blindohej. Sipas saj, ai doli sot dhe i nxori të gjithë fajtorë, ndërsa veten hero.

“Ky momenti i daljes se Tomor Alizotit s’me pelqen fare. Eshte e qarte qe eshte i planifikuar. Pse nuk e ngriti zeri javen e fundit kur pa qe PD-ja blindohej? Tha gje t’i sjellim palet te bejne kompromis apo cfare do tjeter qe mund te donte te thoshte?

E pra, sonte doli dhe i nxorri te gjithe fajtor. Tomor vete na del hero!! Me ke tallet ky”, shkruan Kokalari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat