Zbulohet kush e thirri policinë nga PD-ja

Shqipëria

Zbulohet kush e thirri policinë nga PD-ja

Më: 9 janar 2022 Në ora: 09:29
Policia

Një ditë më parë, demokratët protestuan para selisë blu, për të hyrë në shtëpinë e tyre. Teksa protesta vijonte paqësisht, kryetari i shkarkuar Lulzim Basha nisi me aktet e dhunës ndaj tyre duke hedhur gaz lotsjellës.

Këtij skenari kriminal iu bashkua edhe Policia e Shtetit, e cila më urdhër nga kryeministri Edi Rama, për të shpërndarë protestuesit iu hodhi gaz lotsjellës.

Pas planit Rama-Basha, mësohet se personi që ka telefonuar Policinë e Shtetit për të dhunuar demokratët ka qenë deputeti i skandalit erotik, Ervin Salianji.

Ervin Salianji, i njohur ndryshe si Babalja, është një nga dhunuesit e demokratëve, në protestën e një dite më parë para selisë blu.

Së bashku me disa persona të tjera, Salianji u pa me një shkop bejsbolli në dorë duke ushtruar dhunë ndaj protestuesve.

Image
Ervin Salianji

Ndërkohë që kërkonte ndihmë nga policia për dhunë, nga ana tjetër ai ishte personi që ushtronte dhunë mbi demokratët të cilët paqësisht kërkonin të hynin në shtëpinë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat