Berisha: Nderim heronjve të 8 Janarit

Shqipëria

Berisha: Nderim heronjve të 8 Janarit

Më: 9 janar 2022 Në ora: 12:26
Foto e publikuar ne rrjetet sociale

Ish kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në rrjete sociale, ka falënderuar demokratët të cilët morën pjesë në protestën e një dite më parë.

Me anë të një fotoje, ku shihen disa protestues, që po mbajnë flamurin shqiptar që të mos bjerë dhe të mos laget nga gazi lotsjellës, Berisha, jep mesazhin se protesta e djeshme nuk ishte thjesht për të larguar Lulzim Bashën nga selia e PD-së, por atë bashkë me kryeministrin Rama.

Postimi:

Nderim heronjve të 8 Janarit! Po mbrojnë Flamurin Kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat