Aksidentohet ambulanca në Rinas, lëndohet pacientja dhe një tjetër

Shqipëria

Aksidentohet ambulanca në Rinas, lëndohet pacientja dhe një tjetër

Më: 9 janar 2022 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Një ambulancë është përfshirë në aksident në rrugën e Rinasit, mbrëmjen e sotme.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 09.01.2022, rreth orës 18:20, në rrugën e “Rinasit”, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin E. B., me mjetin e ambulancës të spitalit të Fierit.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja K. V., 26 vjeçe, dhe pasagjerja e mjetit tjetër, shtetasja R. B., 38 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat