“Rama po mbron krimin e vet”, Alibeaj del me deklaratën e jashtëzakonshme

Shqipëria

“Rama po mbron krimin e vet”, Alibeaj del me deklaratën e jashtëzakonshme

Më: 10 janar 2022 Në ora: 15:19
Enkelejd Alibeaj

Nënkryetari i PD Enkelejd Alibeaj ka dalë sot me një deklaratë të jashtëzakonshme për mediat pas lirimit të 4 të akuzuarve për nxjerrjen e të dhënave të pagave për mijëra shqiptarë.

Alibeaj ka hedhur akuza ndaj kryeministri Edi Rama se ka tradhtuar shqiptarët me qëllim të vetëm që të marrë pushtetin dhe të vjedhë zgjedhjet e 25 prillit.

“Ai vërtetoi se 'zakoni del me shpirtin'”, Gjikondi plas deklaratën e fortë për Sali Berishën dhe i drejton thirrjen urgjente SPAK-ut

“Vendimi i sotëm i gjykatës për të liruar 4 të akuzuarit për të dhënave e shqiptarëve. Është dëshmi që Rama po mbron krimin e vet. Vendimi tregon se segmente të drejtësi mbeten nën ndikimin e Edi Ramës për të vjedhur. Vendimi vulos sot një nga krimet më të mëdha të Edi Ramës dhe një nga skandalet më të mëdha të privatësisë. Vendimi i sotëm është dëshmi e qartë se autorët janë kryeministri dhe vartësit të tij. I ka shërbyer vetëm Edi Ramës. Të dhënat e kartës ID, nr i telefonit, pagës. U vodhën për të vjedhur zgjedhjet. Për një person të vetëm. Edi Rama u përpoq të zvogëlojë përmasat. Sot liroi 4 personat që akuzohen zyrtarisht për publikimin e të dhënave.”, tha Alibeaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat