Dhuna gjatë protestës në PD, Xhaferaj: 8 Janari, dita e fundit e hijeve të së shkuarës

Shqipëria

Dhuna gjatë protestës në PD, Xhaferaj: 8 Janari, dita e fundit e hijeve të së shkuarës

Më: 10 janar 2022 Në ora: 16:40
Ferdinand Xhaferaj

Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferaj deklaroi se dhuna kundër selisë blu i shërben interesave të vetëm një personi. 

Përmes një reagimi, Xhaferaj 8 janari ishte një ditë e rëndë për çdo demokrat, i cili udhëhiqet nga dëshira për një Parti Demokratike gjithëpërfshirëse.

REAGIMI I XHAFERAJT

8 Janari ishte një ditë e rëndë për çdo demokrat, i cili udhëhiqet nga dëshira për një Parti Demokratike gjithëpërfshirëse, të fortë dhe përfaqësuese. Dhuna përmbi selinë e PD-së dhe çdo demokrati i shërben interesave të vetëm një personi. 8 Janari do të mbahet mend gjatë si dita e fundit e një Partie Demokratike të kapur nga hijet dhe dhuna e së shkuarës. Në gjenezë, Partia Demokratike lindi për të siguruar të ardhmen perëndimore të Shqipërisë, dhe do të vazhdojë në përmbushjen e misionit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat