E përjashtuan nga PD, Spaho: Qesharake. Basha i vetmi kryetar që ngrihen anëtarët ta shkulin nga zyra

Shqipëria

E përjashtuan nga PD, Spaho: Qesharake. Basha i vetmi kryetar që ngrihen anëtarët ta shkulin nga zyra

Më: 11 janar 2022 Në ora: 13:50
Edmond Spaho

Deputeti demokrat Edmond Spaho e quan pa vlerë ligjore e politike vendimin e kryesisë së PD-së për përjashtimin e tij nga PD.

“E kam  marrë me të qeshur pasi ajo kryesi që merr këto vendime, nuk ka ekzistuar si e tillë pasi ëstë zgjedhur në kundërshtim  me statutin që ka miratuar Basha në korrik të 2021 dhe se bashku me Bashën 44 mijë anëtarë votuan për ta shkarkuar.

Vendimet e tyre nuk kanë asnjë vlerë janë zero, edhe nga pikëpamja juridike partiake. Më kujtojnë atë periudhën kur përjashtohej nga partia e të prisnin cilin fshat do të internojnë."

Spaho tha se vendimi është taktikë si e Ramës

Qëllimi i vërtetë është të largojë vëmendjen nga dhuna që ushtroi mbi demokratët më 8 janar. Është e njëjta praktikë që përdor Edi Rama. Së të dy i ngjajnë dhe i shërbejnë njëri tjetrin. Kanë qëllim që të shmangin vëmendjen nga dhuna. Duan që njerëzit të merren me përjashtimet dhe jo dhunet. Është i pari në botë që pretendon se është kryetar partie që i ngrihen anëtarët për ta shkulur nga zyra dhe është i vetmi në botë që i përgjigjet me shkop gome, plumba gome, gaz dhe thërret atë që e quan polici e krimit që i hodhën gaz lotsjellës demokratëve.

Ishte mbyllur në bunker, i blinduar dhe pretendon të jetë drejtues i 44 mijë anëtarëve që i spërkati me gaz lotsjellës”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat