"Kryesi nuk ka, Basha nuk është më kryetar i PD", Bumçi nuk njeh vendimin për përjashtimin nga partia

Shqipëria

"Kryesi nuk ka, Basha nuk është më kryetar i PD", Bumçi nuk njeh vendimin për përjashtimin nga partia

Më: 11 janar 2022 Në ora: 14:00
Aldo Bumçi

Ish-deputeti, Aldo Bumçi, i përjashtuar nga kryesia e PD-së së bashku me 8 anëtarë të tjerë të Kryesisë nuk e njeh këtë vendim.

Në një prononcim ekskluziv për Ora News, ai thotë se Kryesia e PD ka pushuar së ekzistuari që në 11 dhjetor, dhe Basha nuk është më kryetar i kësaj force politike.

Bumçi: Nuk ka asnjë përjashtim nga PD, me 11 dhjetor Kuvendi i PD që u mbajt në stadiumin "Air Albania" 4446 delegatë vendosën për shkarkimin e zotit Basha, pezullimin e të gjithë institucuioneve dhe futjen partisë në proces zgjedhor. Vota e atij Kuvendi është vendimmarrja më e rëndësishme në PD sipas statutit që ishte dhe që është.

Me këtë vendim nuk ka më Kryesi dhe Basha nuk është më kryetar partie.Nuk ka më asnjë vendim, ka vendim të Bashës dhe një grup njerëzish përreth tij, të cilët nuk kanë më asnjë forcë politike dhe ligjore. Ai është një njeri që nuk përfaqëson më askënd, një njeri i lidhur kokë e këmbë me Edi Ramën.Si i tillë nuk ka asnjë autoritet në PD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat