ARRSH: Shoferët të tregojnë kujdes në këto rrugë

Shqipëria

ARRSH: Shoferët të tregojnë kujdes në këto rrugë

Më: 11 janar 2022 Në ora: 18:55
Ilustrim

Teksa disa zona janë përfshirë nga reshjet e dëborës, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion për të gjithë drejtuesit e automjeteve mbi gjendjen e rrugëve në akset më të vështira.

Nëpërmjet një deklarate zyrtare bëhet me dije se është bërë trajtimi me kripë me akset me prezencë dëbore për të shmangur ngricat, si në; Tropojë, Kukës, Korçë

Ajo u bën apel shoferëve të kenë kujdes gjatë udhëtimit gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit duke respektuar sinjalistikën dhe duke u pajisur me goma dimërore.

“Temperatura të ulëta, pa reshje kanë përshkuar vendit dhe sipas parashikimit të motit gjatë natës do të zbresin nën 0 °C

Është bërë trajtimi me kripë në akset me pretencë bore për të shmangur ngricat, si në; Tropojë, Kukës, Korçë

Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat