Kryemadhi flet mbi zhvillimet e fundit në selinë blu: Thika pas shpine që iu ngul LSI-së…

Shqipëria

Kryemadhi flet mbi zhvillimet e fundit në selinë blu: Thika pas shpine që iu ngul LSI-së…

Më: 11 janar 2022 Në ora: 21:08
Monika Kryemadhi me familje

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka komentuar zhvillimet e fundit në selinë blu pas protestës së thirrur nga Sali Berisha, ku u shënuan incidente të dhunshme.

Gjatë një interviste në emisionin “A Show” në Syri Tv, Kryemadhi tha se Basha është sot jashtë linjës politike opozitare.

“PD pas 25 prillit nuk më duket asgjë, sepse thika pas shpine që iu ngul LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit akoma nuk i ka ikur helmi nga trupi. Sot politika shqiptare ka nevojë për lidership, çdo lloj destabiliteti i shërben qeverisë. Ne sot merremi me çfarë ka ndodhur në oborrin e PD por nuk merremi me atë se si buxheti i shtetit është i falimentuar. Bashës siguria i vjen nga qeveria. 

Dhunën që kemi parë si jashtë edhe brenda, është e njëjta që është bërë gjatë djegies së mandateve nga opozita. Nëse politikani nuk përfaqëson më vullnetmbajtësin, votuesin, nuk është më politikan. Basha nuk më duket i fuqishëm, më duket jashtë linjës politike opozitare. Qytetarët nuk kanë alternativë ku të gjejnë mbështetje“, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat