Aksident me vdekje në Elbasan

Shqipëria

Aksident me vdekje në Elbasan

Më: 11 janar 2022 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në Elbasan.

Policia bën me dije se në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, një makinë ka përplasur një person të moshës rreth 60-65 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat