Stresi: Hera e parë që arrestohem pa bërë gjë/ Gjyqtari: Kështu më ke thënë dhe herën e kaluar

Shqipëria

Stresi: Hera e parë që arrestohem pa bërë gjë/ Gjyqtari: Kështu më ke thënë dhe herën e kaluar

Më: 12 janar 2022 Në ora: 14:22
Stresi

Që prej mëngjesit ka nisur seanca gjyqësore e të arrestuarve për sulmin në selinë e PD, gjatë protestës së 8 janarit.

Një nga të arrestuarit është edhe reperi Stresi, apo Arkimed Lushaj, i cili para gjykatësit tha se është hera e parë për të që arrestohet pa bërë gjë, raporton gazetarja Anila Hoxha e cila po ndjek seancën.

Stresi: Është hera e parë që arrestohem pa bërë asgjë

Gjyqtari: Kështu me ke thënë dhe radhën e parë

Stresi: Atëherë foli avokati, jo unë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat