Escobar dënoi dhunën në protestë/ Reagon ambasadorja Kim: A jeni lodhur nga “spin doktorët”?

Shqipëria

Escobar dënoi dhunën në protestë/ Reagon ambasadorja Kim: A jeni lodhur nga “spin doktorët”?

Më: 12 janar 2022 Në ora: 20:29
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar pas intervistës së zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar i cili dënoi dhunën e përdorur gjatë protestës së 8 janarit në selinë e PD.

Escobari, i pyetur për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Berisha dhe rikthimin e tij duke u ndjekur nga mbështetësit, tha se përcaktimi kishte të bënte me korrupsionin dhe se nuk kishte të bënte me politikën e mbështetësve apo me jetën e tij politike.

Ambasadorja Kim përmes një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar deklartata e Escobar ndërsa bashkëngjitur shkruan:  “Jeni lodhur nga “spin doktorët” (propagandues, manipulues)? Gjykojeni vetë. Ja çfarë tha në të vërtetë Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar. Ai gjithashtu diskutoi për integrimin ekonomik rajonal (përfshirë Ballkanin e Hapur dhe Procesin e Berlinit), Kosovë-Serbi, etj”, shkruan Kim.

Escobari, i pyetur për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Berisha dhe rikthimin e tij duke u ndjekur nga mbështetësit, tha se përcaktimi kishte të bënte me korrupsionin dhe se nuk kishte të bënte me politikën e mbështetësve apo me jetën e tij politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat