Kreshnik Çollaku del me paralajmërimin e frikshëm: Ja çfarë rrezikon vendi!

Shqipëria

Kreshnik Çollaku del me paralajmërimin e frikshëm: Ja çfarë rrezikon vendi!

Më: 12 janar 2022 Në ora: 22:01
Kreshnik Çollaku

Kreshnik Çollaku i ftuar në RTV Ora u shpreh se çështja e kullave në selinë e PD-së është një spekulim dhe një lajm i rremë.

Po ashtu, i përmendi edhe për një qasje anti-NATO që përpiqet të krijojë destabilitet në vendin tonë, edhe duke përdor një konflikt brenda PD-së.

Çollaku: Çështja e kullave është një spekulim dhe një banalitet që nuk dua të merrem. Është një lajm i rremë dhe nuk do të ndërtohet diçka aty. Ka një reagim të qartë për këtë gjë. Unë në kryesi kam thënë se SHBA-të kanë një qasje të re në Ballkan me influencat anti-NATO, ndërsa ka një projektim të këtyre inteligjencave anti-NATO me konflikte të ndryshe dhe këtu mund të përdoret një konflikt brenda një partie politike. Dhuna mund të përdoret nga inteligjenca të tilla për të destabilizuar vendin tonë.

Ka disa lajme që qarkullojnë për vrasjen e deputetëve të opozitës. Nëse është inteligjencë është anti-NATO, nëse është thashetheme është element inteligjenca për të orientuar turmat drejt destibalizmit. Çfarë bëjnë institucionet kur dalin lajme të tilla, çfarë bën SHISH me provokime të tilla? Unë kam paralajmëruar për inteligjenca që duan destabilizim të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat