Berisha: SHBA ka dy rrugë, të më kërkojë falje publikisht ose të ...

Shqipëria

Berisha: SHBA ka dy rrugë, të më kërkojë falje publikisht ose të ...

Më: 12 janar 2022 Në ora: 23:37
Sali Berisha

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se SHBA ka vetëm dy rrugë pas shaplljes së tij “non grata” T’i kërkojnë ndjesë ose të publikojnë një fakt të vetëm.

Berisha: Nga maji e deri sot nuk kanë paraqitur asnjë fakt të vetëm për të provuar këtë deklaratë. Shpallja e Sali Berishës “non grata” është rast unik në botë. Në gjithë listën e atyre që janë shpallur “non grata” nuk gjen asnjë që është shpallur “non grata” 8 vite pasi është larguar nga lidershipi i vendit. Duke mos pasur akuzë për korrupsion ndaj tij apo familjarëve të tij. Shpallet “non grata” 3 javë pasi humbet zgjedhjet partia që ai mbështeti. Unë nuk kam lobuar për të ma hequr këtë. Kam zgjedhur një rrugë. Gjykatën dhe transparencën. Kur shumë miq më kanë sugjeruar të merrem.

Në atë kohë atë betejë e kam bërë veten me veten time. Edhe këtë betejë e bëj vetëm. Nuk po e përdor këtë. SHBA është vendi më i admiruar nga Sali Berisha. SHBA është vend i madh dhe vend i lirë. Ato kanë një meritë. Ata njohin gabimin. Ata korrigjojnë gabimet. Kjo është një nga faktorët që i mban ato institucione afër realitetit. Nuk ka asgjë të më shtyjë kundër SHBA. Por e konsideroj këtë gabim. Ka vetëm një rrugë. Të më kërkojnë ndjesë publikisht ose të paraqesin një fakt të vetëm të korrupsionit dhe pasurimit tim të paligjshëm. Sali Berisha në këtë rast do ishte i gatshëm të marrë çdo vendim kundër vetes së tij. SHBA janë vendi më i madh, por nuk janë më të mëdhenj se e vërteta.

Berisha shtoi se nëse SHBA i kërkon ndjesë do të tërhiqet nga padia. Ai tha se nëse vjen në pushet do shpallë Sorosin “non grata.”

Berisha: Nëse vij në pushtet do shpall George Soros “non grata.” Unë vij në pushtet me vullnet të lirë të shqiptarëve.

I pyetur nëse synon të bëhet kryetar i PD, Berisha i ftuar në RTK tha se këtë do ta përcaktojë anëtarësia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat