Sali Berisha niset drejt Prokurorisë dhe jep mesazhin e parë

Shqipëria

Sali Berisha niset drejt Prokurorisë dhe jep mesazhin e parë

Më: 13 janar 2022 Në ora: 10:59
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur para se ai të shkojë sot në Prokurori për të dëshmuar në lidhje me protestën e zhvilluar para selisë së PD në 8 janar.

Për gazetarët ai u shpreh se është thirrur nga Rama, pasi ai ka urdhëruar.

Berisha deklaroi se do të japë informacione të hollësishme sapo të dalë nga prokuroria.

Berisha: Ju ftoj se sapo të dal nga dera e Prokurorisë do tju informoj ju hollësisht. Basha është një vegël i qeverisë, aty thirrem nga Rama unë jo nga Basha. Unë mendoj se duhet tu kërkonte të falur dhe të ndëshkonte policinë, kishte ndaluar njerëz të pafajshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat