Fitim Zekthi i reagon Sali Berishës

Shqipëria

Fitim Zekthi i reagon Sali Berishës

Më: 13 janar 2022 Në ora: 20:45
Fitim Zekthi

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fitim Zekthi ka reaguar ashpër ndaj Sali Berishës.

Ai iu është kthyer ish-kryeministrit Sali Berisha pas akuzave të tij se Lulzim Bashën po e ndihmojnë terroristë të “Vëllazërisë Myslimane”.

Sipas tij, kjo është një shpifje e ulët e Berishës, që po kërkon të fusë përçarjen fetare në vend, njësoj siç bëjnë serbët prej kohësh. Ai thekson se është e papranueshme, fyese dhe problematike të lidhësh shqiptarë të Maqedonisë, të Kosovës apo edhe Shqipërisë me gjëra të tilla dhe të asociosh me gjëra të tilla besimin mysliman.

Reagimi i Zekthit:

Për të disatën herë këto ditë Berisha po flet për shqiptarë fondamentalistë, për shqiptarë të Maqedonisë, për shqiptarë që i përkasin sipas tij “Vëllazërisë Myslimane” të cilët paskan qenë brenda PD në 8 janar.

Lufta politike ka shkuar në ekstrem, gjuha është bërë e tmerrshme dhe veprimet nuk po njohin kufij. Sido që të jetë çështja kombëtare shqiptare, besimet fetare, bashkëjetesa fetare nuk duhet te preken, nuk duhen hedhur ne zjarrin e kësaj lufte.

Asociimet e myslimanëve me terrorizmin, paraqitja e myslimanëve tërthorazi në një drite qe i shfaq ata si te rrezikshem dhe si te lidhur me terrorin, paraqitja e islamit si nje rrezik dhe si dicka qe ecen paralel me krimin dhe terrorin jane teza te shemtuara antikombetare.

Ne Maqedoni, ne Kosove, ne Shqiperi nuk ka pasur kurre dege te Vellazerise Myslimane. Nuk ekziston asnjë rresht ne asnje dokument publik te OKB, te Departamentit te Shtetit, te NATO-s, te Europol apo te CIA-s qe te thuhet se ka dege te “Vellazerise Myslinane” ne Tetove, ne Shkup, ne Gjilan, ne Podujeve, ne Prizten, ne Korce, ne Diber apo Vlore etj.

Eshte mashtrim dashakeqes, eshte perdorim politik i tezave qe i bejne keq shqiptareve, eshte islamofobi tendenca per te paraqitur nen kete prizem myslimanet apo islamin.

U be e disata here keto dite qe i fryhet kesaj gjeje. Ishte ne fillim nje email i publikuar nga media e z Berisha drejtuar zyrave te ndryshme ne Perendim ku flitej per Vellazerine Myslimane si pjesemarrese ne 8 janar ne anen e atyre qe mbrojten PD.

Me pas foli gjate Tritan Shehu per perfshirjen e Vellazerise Myslimane dhe njerezve nga Maqedonia te saj. Sot z Berisha e perseriti.
Z Berisha ne perpjekje per te ndryshuar dicka foli per fondamentalizem, per njerez qe kane qene ne lufte ne Siri.

Edhe kjo eshte po e njejta tendence per te bere te njejtat asociime. Ka se paku 100 vjet qe Serbia perdor tezen e rrezikut islam ne Ballkan.

Eshte e papranueshme, fyese dhe problematike te lidhesh shqiptare te Maqedonise, te Kosoves apo edhe Shqipërise me gjera te tilla dhe te asocijosh me gjera te tilla besimin mysliman.

Islami dhe myslimanet shihen nga tezat serbe si dicka brenda te ciles rritet kjo fryme fondamentaliste e cila perfshihet ne qellime apo akte politike dhe prodhon rrezik. Kjo eshte eshte teza e serbeve.

Ne mbi 100 vite pavaresi myslimanet nuk kane qene kurre rrezik dhe brenda tyre nuk ka ekzistuar kurre kjo fare.

Myslinanet kane jetuar ne paqe me te krishteret, te cilet nga ana e tyre po ashtu kane qene bartes te vlerave te paqes.

Myslimanet jane themelues te pavaresise se vendit sic jane edhe te krishteret. Patriotiotizmi i myslimaneve dhe i te krishtereve eshte monumental dhe cdo shkendije e keqe e ardhur nga jashte nuk e ka demtuar as njerin, as tjetrin.

As akuzat antishqiptare te mbushura me fetarofobi, islamofobi apo kristianofobi nuk kane patur sukses.

Z Berisha dhe levizja e tij duhet te heqe dore nga akuzat islamofobe, nga perzierja e myslimaneve me terrorizmin, me Vellazerine Myslimane apo me fondamentalizmin.

Shqiperia eshte me e shtrenjte se politika, ajo i perket atyre qe ishin para nesh, i perket atyre qe jane sot, i perket atyre qe do jene neser.

Ne jemi kalimtare. Deshtimet nuk duhet te na shtyjne ne urrejtje dhe ne sulme te egra me teza qe demtojne Shqiperine.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat