Koduzi: 8 janari ditë e trishtë. Një protestë s’mund të quhet e dhunshme vetëm nëse ka viktima

Shqipëria

Koduzi: 8 janari ditë e trishtë. Një protestë s’mund të quhet e dhunshme vetëm nëse ka viktima

Më: 13 janar 2022 Në ora: 21:20
Gazment Koduzi

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Gazment Koduzi, është shprehur se 8 janari, dita kur u zhvillua proteta, ishte një ditë e trishtë për të gjithë demokratët, pasi këto të fundit ishin kundër njëri-tjetrit.

Duke komentuar deklaratat e ish-Kryeministrit Sali Berisha,  Koduzi tha se një protestë nuk mund të quhet e dhunshme, vetëm nëse ka viktima.

Gazment Koduzi: 8 janari ka qenë ditë e trisht për mua dhe gjithë demokratëve. Pamë demokratë kundër demokratëve. Mendoj se ishte një pasojë e një retorike dhe aksionit politik disa mujore të Berishës që në konceptin tim, si politikan i vjetër e dinte se ku do të dilte. Sipas Berishës dhe Nokës, që një protestë të quhet e dhunshme duhet të ketë fatkeqësisht duhet të ketë viktima. Më vjen keq për demokratët që mund të jenë lënduar brenda apo jashtë.

Koduzi tha se policia ndërhyri me vonesë, ndërsa shtoi se lëshimi i gazit lotsjellës dëmtoi demokratët jashtë dhe brenda godinës.

Gazment Koduzi: Dua të denoncoj dhe ndërhyrjen triumfuese dhe të tepërt të policisë, jo vetëm me vonesë, por edhe hyrja me gaz lotsjellës që dëmtoi jo vetëm protestuesit demokratë jashtë por vuri në rrezik dhe jetën e demokratëve brenda godinës.

Dhuna nuk justifikohet në asnjë lloj mënyre. Deri më datën 9 shator kemi qenë krah njëri-tjetrit në beteja politike kundër Edi Ramës, sot jemi bërë armik i njëri-tjetrit, dhe kjo për shkak të Berishës.

Koduzi tha se i gjithi aksioni ka ndodhur për shkak të shpalljes “Non Grata” të Berishës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat