Ndoka: Shumë persona jo me Berishën, por janë kundër Basha, kosto për opozitën

Shqipëria

Ndoka: Shumë persona jo me Berishën, por janë kundër Basha, kosto për opozitën

Më: 13 janar 2022 Në ora: 21:33
Nard Ndoka

Nard Ndoka u shpreh se bashkë me Berishën janë edhe disa deputetë e personalitete të PD-së që nuk kanë probleme me Amerikën.

Sipas tij, këta persona nuk janë pro Berishës, por janë kundër Bashës, gjë të cilën duket se kryedemokrati nuk po e kupton.

Ndoka: Bashkë me Sali Berishën janë edhe disa deputetë, personalitete të PD-së që nuk kanë probleme me Amerikën. FRPD dhe forumi i gruas në krahë të tij. Është një lëvizje më e thellë dhe nuk është antiamerikane.

Jo të gjithë këta persona janë pro Berishës, por janë kundër Lulzim Basha. Basha ka marrë vendime që kanë pasur shumë kosto për opozitën. Berisha lider që nuk ka bërë gabime, apo ka gabuar shumë pak. 

Nuk isha në protestë. Këto janë probleme të brendshme. I ndjek zhvillimet me keqardhje. Basha ka gabuar me 9 shtatorin dhe me raportet me Berishën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat