Bushati “shpërthen” ndaj Bashës: Ka detyrim të shpjegohet për…

Shqipëria

Bushati “shpërthen” ndaj Bashës: Ka detyrim të shpjegohet për…

Më: 13 janar 2022 Në ora: 21:48
Andi Bushati

Analisti Andi Bushati ka “shpërthyer” ashpër ndaj Lulzim Bashës. Në një intervistë televizive, Bushati u shpreh se Basha e shpëtoi kokën e tij falë Edi Ramës, ndërsa ka shtuar se kryetari i shkarkuar i PD ka detyrim të shpjegojë refrenin që përsërit prej 6 viteve për Policinë e Shtetit.

Sipas tij, policia është sjellë në protestën e 8 janarit njësoj si në ccdo protestë tjetër, por tashmë që ishte në favor të Bashës ai mbylli gojën dhe i përgëzon.

“E shpëtoi kokën falë Edi Ramës. Pasi shpëtove kokën, a kishe detyrim të shpjegoje refrenin që ke 6 vjet që e përdor, policia e sandër kimiku? Policia, me të drejtë i shpëtoi kokën, u soll njësoj si në ccdo protestë tjetër.

Basha në këtë moment mbylli sqepin dhe u bë njësh me policinë e Sandër Kimikut dhe Ardi Veliut. Kur policia rreh për llogarinë time, është e mirë, kur rreh për llogarinë e dikujt tjetër është e keqe, kjo është qesharake”, tha Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat