Ndoka: Jam i zhgënjyer nga Basha, vetëm Berisha mund ta çlirojë Partinë Demokratike

Shqipëria

Ndoka: Jam i zhgënjyer nga Basha, vetëm Berisha mund ta çlirojë Partinë Demokratike

Më: 13 janar 2022 Në ora: 22:46
Nard Ndoka

Nard Ndoka u shpreh se është i zhgënjyer nga Lulzim Basha.

Ai tha se Basha ka shkelur marrëveshjet që i ka firmosur vetë, dhe se është fati i madh që është Berisha, vetëm ai mund ta çlirojë Partinë Demokratike.

Ndoka: Me PD që ka Basha jam shumë i zhgënjyer. Për mua nuk është Berisha por Basha non grata. E kam ndjekur nga mbrapa, në çadër megjithëse kisha një marrëveshje politike unë u vendosa në një pozicion diskriminues.

Shkeli marrëveshjen që firmosi vetë. Është fati i madh që kemi Berishën, vetëm ai mund ta çlirojë Partinë Demokratike. Sa të jem unë kryetar i PDK-së nuk do bëj kurrë marrëveshje me Bashën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat