Përfshihet nga flakët një banesë në Gjirokastër, zjarri rrezikon edhe shtëpitë e tjera të zonës

Shqipëria

Përfshihet nga flakët një banesë në Gjirokastër, zjarri rrezikon edhe shtëpitë e tjera të zonës

Më: 15 janar 2022 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen Dunavat në Gjirokastër. 

Gazetarja Brikena Metaj, raporton se forcat e PMNZSH, kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët të cilat kanë depërtuar në ambientet e katit të parë dhe të dytë të banesës së Edmond Xhikut. 

Flakët po avancojnë në drejtim të banesave përreth, çka është krijuar një situatë shumë e vështirë për zjarrfikësit.

Nuk dihen ende detajet e zjarrit të rënë, ndërkohë veç dëmeve materiale nuk ka lëndime në njerëz. Policia po punon për shkaqet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat