Vasili: Rama barazon Evropën me Turqinë, urren integrimin e Shqipërisë në BE, do sulltanate

Shqipëria

Vasili: Rama barazon Evropën me Turqinë, urren integrimin e Shqipërisë në BE, do sulltanate

Më: 17 janar 2022 Në ora: 19:09
Petrit Vasili

Nën kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar vizitën e presidentit turk Erdogan në vendin tonë ditën e sotme.

Vasili shkruan në Facebook se Rama vë shenjen e barazimit mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë, duke theksuar se kryeministri e urren Evropën dhe integrimin e vendit në BE.

Sipas Vasilit, prandaj ai godet, ofendon e përdor gjuhe ordinere ndaj Evropës, që të pengojë demokracinë evropianë dhe funksionimin e shtetit ligjor evropian

Vasili: Ky është fundi, Rama ve shenjen e barazimit mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë!? Rama tha sot: "Jo, ne jemi me Shqipërinë as me BE e Turqinë e pikërisht se jemi me Shqipërinë" Rama tha sot: "mos harrojmë që BE pa Turqinë, do të ishte në një situatë që mund të mos i ngjante fare asaj që është sot për keq. Turqia është një valvul e paçmueshëm për sigurinë për BE". Rama e kam thene kaq here, qe e urren ne menyre patologjike Europen dhe integrimin e Shqiperise ne BE, por sot ai i vuri vulen. Jo lum miku per shqiptaret Europa eshte absolutisht dhe perjetesisht e para. Per Edi Ramen dhe pazaret e tij Europa eshte e urryer dhe sigurisht e fundit.

Prandaj ai godet, ofendon,pengon, perdor gjuhe ordinere ndaj Europes, qe te pengoje demokracine europiane, funksionimin e shtetit ligjor europian dhe barazine europiane para ligjit qe te hyje ne Shqiperi. Ai nuk do Europen por do sulltanate! Shqiptaret kane pare nga perendimi, qe ne kohen e Skenderbeut dhe ne perendim ata gjeten mbeshtetje kur hordhite gjakatare osmane u derdhen mbi Shqiperi. Dhe pas viteve 90' perendimi hapi dyert per qindra mijra shqiptare dhe po perendimi ishte ketu edhe me buke dhe me ushtri ne 1991 dhe 1997 ne ditet me te veshtira. Qe te vesh shenjen e barazise mes Europes dhe Turqise vetem nje si Edi Rama mund ta beje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat