Sali Berisha sërish në krye të PD? Yuri Kim paralajmëron “tërmetin” që do të shkaktojë

Shqipëria

Sali Berisha sërish në krye të PD? Yuri Kim paralajmëron “tërmetin” që do të shkaktojë

Më: 19 janar 2022 Në ora: 22:10
Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka lëshuar një mesazh të qartë për të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike.

Kim është pyetur se cili do të jetë qëndrimi i saj nëse demokratët zgjedhin sërish ish-kryeministrin Sali Berisha për t’i udhëhequr në politikë.

Kësaj pyetjeje, Kim iu përgjigj shkurt, duke paralajmëruar demokratët se cili do të jetë qëndrimi dhe marrëdhënia që ata duan të kenë në të ardhmen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ta mendojnë mirë! Ta mendojnë mirë kush janë dhe rolin që duan të luajnë në politikën shqiptare dhe çfarë duhet për të fituar zgjedhjet. Edhe me rolin që duan të kenë me SHBA. Unë do të vazhdoj me rolin tim. Por është vendim i rëndësishëm. Shqipëria është në një pikë kthese. Unë favorizoj Shqipërinë. Nuk mendoj dot për një vend tjetër që të kemi një mik tjetër…,”-tha në fjalën e saj ambasadorja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat